Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë sot dhe nesër
Kjo pritet të jetë axhenda e tij gjatë qëndrimit në vendin tonë.
E hënë, 3 shkurt
Në orën 11:00 do të ketë takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Në orën 11:30, Sassoli do të takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pas takimit Rama dhe Sassoli në orën 12:15 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e Kryeministrisë.
Në orën 14:45 Sassoli do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare.
Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare.
Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.
E martë, 4 shkurt
Në orën 10:45 Sassoli do të ketë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në selinë e PD-së.





