Presidenti i Parlamentit Evropian Davide Sassoli bëri thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të lejohen të bashkohen në Bashkimin Evropian (BE), duke e quajtur zgjerimin një projekt pozitiv për paqen dhe prosperitetin.
“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor,” tha Sassoli, sipas mediave gjermane. Por sa shpejt ata mund të bashkohen varet nga përmbushja e kritereve të pranimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, ai theksoi se koha kur do t’i bashkohen unionit shtetet e Ballkanit Perëndimor varet nga përmbushja e kushteve
“ Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve,”, -tha Sassoli, duke shtuar se Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të mbajë premtimet e tij dhe të njohë përparimin.
Bashkimi Evropian tashmë është në bisedime pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë kandidatë zyrtarë.
Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova konsiderohen kandidate potenciale për anëtarësim.





