Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se Sassoli do takohet me Ruçin në orën 14:45 në Kuvend, si dhe do të marrë pjesë në seancën plenare.

“Të nderuar kolegë,

nesër, ditën e hënë, më datë 3 shkurt, në orën 14:45, në sallën e seancave plenare, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, do të presë Presidentin e Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli. Ftohet media ta ndjeke dhe psqyroje kete takim me lidhje direkte.

Pas takimit, në orën 15:15, Presidenti Sassoli do të përshëndesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.”, thuhet në njoftim.