Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, është kthyer në hero pasi ndihmoi në shpëtimin e dy grave që ishin duke u mbytur në plazhin e Algarve kur varka e tyre kanoe u përmbys.

71-vjeçari nuk u mendua dy herë të hidhej menjëherë në det dhe të shpëtonte dy gratë nga mbytja. Ngjarja u regjistrua në plazhin Praia do Alvor.

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ndodhet në këtë zonë prej disa ditësh për të pushuar, por në të njëjtën kohë për të promovuar dhe destinacionet turistike të vendit.