Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka takuar në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul.
Mësohet se Daul ka theksuar në takim me Belind Këlliçi se rrugëtimi europian i Shqipërisë kalon përmes parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.





