Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi e ka pranuar publikisht admirimin e tij për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah. Egjiptianit i skadon kontrata me Liverpoolin në fund të këtij sezoni dhe nuk janë bërë përparime drejt arritjes së një marrëveshje për rinovim.
“Ne e duam Mo Salah. Por ai ka një kontratë me Liverpoolin, prandaj nuk kemi folur kurrë me të. Ai është nga rajoni ynë [MENA]. Jam shumë krenar për atë që ka arritur në Premier League. Kam respekt të madh për të dhe për Liverpoolin”, tha Khelaifi.
Ishte vet Salah që foli disa herë se nuk është bërë progres rreth rinovimit të tij, teksa këtë sezon po tregon performancë spektakolare me ekipin e Liverpoolit.