Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka ndaluar Kristiano Ronaldon të udhëtojë gjatë fundjavave drejt Marokut për të takuar ‘mikun’ e tij Badr Hari.

Tabloidi britanik “The Sun”, shkruan se pas publikimeve të disa shkrimeve në mediat spanjolle, ngriheshin dyshime për miqësinë e tyre tepër të afërt.

“Presidenti i Bernabeut ndërpreu më në fund udhëtimet e Ronaldos, duke besuar se këtë po e bën për të mirë ne tij”, shkruan “The Sun”.

Më herët, media ndërkombëtare ngritën dyshime për një lidhje të çuditshme mes yllit të Realit të Madridit me kikbokserin, referuar edhe udhëtimeve të shpeshta që ai kryente në Marok dhe festave të ‘çmendura’ që organizoheshin atje.