Macron, i cili do të jetë presidenti më i ri i historisë në Francë pasi fitoi zgjedhjet me 66.1% të votave, zbriste në fushën e blertë në kohët kur ishte student në Shkollën Kombëtare të Administrimit. 39 vjeçari ka qenë i regjistruar në Federatën Franceze të Futbollit (FFF) nga 2004 deri në 2007, dhe luante çdo të dielë në ligën amatore franceze me homologët e tij në “Emile Anthoine Stadium”.

 Sezoni 2006/07 ka qenë viti i fundit i karrierës së tij në futbollin amator, teksa ai bëri një tranzicion të plotë nga futbolli në politikë dhe investimet bankare. Macron, i cili është me origjinë nga Amiens, ka folur se është një tifoz i Marseille gjatë fushatës së tij.