Antonio Costa ka marrë zyrtarisht detyrën si President i Këshillit të Evropës dhe në fjalimin e tij të parë ka theksuar se zgjerimi i BE-së është në dobi të paqes së kontinetit. Portugezi Antonio Kosta zëvendësoi në këtë detyrë Charles Mishel.

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Kosta foli edhe për zgjerimin e BE-se me vendet e Ballkanit Perëndimorë, duke shtuar se kjo gjë është një mundësi për paqen dhe sigurinë e kontintetit. Ai theksoi se si BE ashtu edhe vendet kandidate do të duhet të punojnë shumë në këtë drejtim, duke shmangur burokracitë dhe afatet kohore artificiale.

“Zgjerimi me shtetet e Ballkanit perëndimor dhe ato të lindjes është një mjet i fuqishëm për të promovuar paqe dhe stabilitet dhe po ashtu një domosdoshmëri gjeopolitike. Si Bashkimi Evropian, edhe shtetet kandidate duhet të punojnë më fort dhe më shpejt pa dhënë afate artificiale pa pengesa të panevojshme.”

Pritet që presidenti i ri Antonio Costa të martën e ardhshme të presë në Bruksel kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit tonë në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili pritet të mbahet në mesin e muajit të ardhshëm.