Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sërish sot në orën 10:00 në përpjekje për të gjetur konsensusin për zgjedhjen e presidenti të ri.

Ende nuk është arritur të përcaktohet emri i pasuesit që do të zëvendësojë Ilir Metën pas 24 korrikut në krye të shtetit shqiptar.

Raundi i parë u dogj pa u kaluar asnjë kandidat në Kuvend. Opozita ka mundësi deri në raundin e tretë që nevojiten 84 vota për zgjedhjen e Presidentitn.

Raundi i katër kërkon vetëm 71 vota, që maxhoranca i ka e vetme dhe mund ta zgjedhë Kreun e ri të Shtetit.