Ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku mes mazhorancës dhe opozitës do të diskutohet për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30.
Ishte Enkelejd Alibeaj, i cili pasditen e djeshme në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar bëri me dije do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve, dhe në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma.
Alibeaj dy ditë më parë paraqiti edhe një draft në të cilin parashikohet se si duhet bërë zgjedhja e kreut të ri të shtetit dhe si duhet vepruar në çdo raund. Por ky draft u cilësua nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, si një dokument me dëshira politike.
Nga ana tjetër mazhoranca ka propozuar 16 majin për raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa afati për dorëzimin e kandidaturave me firmën e 20 deputetëve është 15 maji.





