Presidenti i Romës, Xhejms Palota, ka paralajmëruar tifozët e Milanit që të mos gëzohen aq shumë, pasi ajo që po shohin tani është thjesht diçka që ai e ka cilësuar një çmenduri nga kuqezinjtë. “Nuk ia kam idenë se çfarë po ndodh. Nuk ka kuptim. Pikë së pari, nuk kanë para për të blerë skuadrën, meqë kanë marrë borxh 300 milionë euro nga persona që njoh në Londër dhe me një interes shumë të lartë. Ndërsa tani po shpenzojnë, por do ta paguajnë shumë shtrenjtë”, ishin fjalët e tij për “SiriusXM FC”.
“Po shpenzojnë, ose të paktën po bëjë ndërhyrje paraprake për lojtarë dhe në një pikë të caktuar do t’i vuajnë pasojat e asaj që po bëjnë. Ata thonë se gjithçka është vetëm me qëllimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, por nuk do të jetë mjaftueshëm. Kur rrogat të jenë të barabarta me fitimet, nuk e di se çfarë dreqin do të ndodhë me ta. Janë të vetmit në Serinë A që u ka ikur mendja! Ndoshta ata kanë një plan madhor që ndonjë ditë do ta zbulojmë edhe ne, por sa i përket pjesës tjetër të skuadrave, janë të gjitha të përmbajtura,. Nëse mundeni, ma shpjegoni ju Milanin se unë nuk e kuptoj,…”, ishin fjalët e Palotës për radion e njohur të Nju-Jorkut.