Edhe kur një ndeshje futbolli e skuadrës së Sampdorias është e mërzitshme, siç ishte derbi i djeshëm i Xhenovës (barazim 0-0), ka gjithnjë një personazh që e bën takimin më tërheqës. Ai është Massimo Ferrero, presidenti i Sampdorias, që pas takimit ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij. “Trajneri Gianpaolo e kishte përgatitur mirë ndeshjen, por nuk funksionoi, pasi lojtarët e Genoas godisnin fort me shkelma lojtarët e mi”, tha Ferrero.

Më tej, presidenti i Sampdorias bëri një krahasim që la të gjithë gojëhapur, pasi ishte në transmetim direkt televiziv. “Këta lojtarë nuk ishin në gjendje të bënin gol kur u vinte topi te këmbët. Me topin duhet të veprosh si ndaj një femre, duhet ta futësh brenda”, tha Ferrero, duke krijuar mjaft të qeshura mes të ftuarve.

Por kjo batutë është thjesht “çmenduria” e radhës për presidentin sampdorian, gjithnjë një personazh argëtues për mediat.