Pas fitimit të Kupës së Shqipërisë ka folur edhe presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu. Hasanbelliu është shprehur se kjo është një dhuratë shumë e mirë për Durrësin, pas gjithë atyre vështirësive që ky qytet kaloi.

“E merituam falënderoj ekipin për punën e madhe. Falënderoj Martinin, i cili bëri një punë shumë të mirë. Vendi jonë kaloi kushte shumë të vështira. Këtë ia dedikoj qytetit për ato që ka kaluar. Na ka munguar fati në të kaluarën. E merituam edhe për 100 vjetor.Tirana është një ekip shumë i mirë dhe e merituan titullin. Ishte diçka shumë e veçantë fitorja. Kjo dhurata më e mirë për Durrësin”, u shpreh Hasanbelliu.