Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas qëndrimeve të Kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha sot se Meta i vjen anash Kuvendit, duke injoruar kështu paralajmërimin e kreut të Shtetit.
Në një postim në Facebook, Blushi ka postuar një video të manifestimit të 2 marsit, ndërsa i bën thirrje Ballës të dëgjojë zërin e popullit.
POSTIMI I PLOTË
Ciu Ciu Tao Tao.
Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”.
Tao Tao, harroje zërin e Bablokut!
DËGJOJE ZËRIN E POPULLIT! ËSHTË ZËRI I ZOTIT!





