Skënderbeu është për herë të dytë në histori në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Skuadra korçare ia doli të eliminojë në “play-off” një gjigand të Ballkanit, si Dinamo e Zagrebit. Urimet kanë ardhur për kuqebardhët e Ilir Dajës nga të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë kufijve, por nuk ka munguar as ai i kreut të shtetit, presidentit Ilir Meta.
Në faqen e tij në Facebook, Meta lë këtë status: “Urime Skënderbeut për këtë sukses të merituar! Skënderbeu me kurajo skualifikoi një skuadër të madhe si Dinamo e Zagrebit. Skënderbeu na bëri të gjithëve krenarë. Urime për më tej!”





