Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ilir Meta, vizitoi Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.
Gjatë këtij eventi të rendësishëm, Presidenti pati një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Universitetit Ndërkombëtar në Struge si Sekretari i Përgjithshëm i UNS Phd.Cand.Guximtar Rushani ku u disktua rreth mundësive dhe politikave të ndryshme të arsimit, kurrikulave dhe programet studimore, të cilat ju ofrohen të rinjve.
Më tutje në bisedën që Presidenti Meta pati me Dekanen e Fakultetit të Shkencave Ekonomike Prof.Dr.Biljana Ciglovska u njoftua lidhur me bashkepunimet që UNS ka me Universitete të ndryshme dhe të rendësishme pjesë të Top 500 Universiteteve më të mira në botë, e që ky bashkëpunim është dëshmuar si shumë i frytshëm për UNS, studentët dhe stafin e saj.
Doc.Dr.Edi Çela në bisedën që pati me Presidentin Meta e njoftoj lidhur me mundësinë e mobilitetit të studentëve dhe të stafit akademik të UNS në përputhje me politikat e programit europian "Erasmus+" ku një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe një pjesë e stafit në mënyrë aktive janë pjesë e këtij programi të rëndësishëm, që ju mundëson atyre avancim në aspektin akademik e që ju jep hapësirën për të qënë pjesë e shumë universiteteve europiane pjesë e këtij programi.
Presidenti Z.Ilir Meta shprehu përkrahjen kundrejt Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, duke dhënë idenë për një frymë bashkëpunuese ndërmjet institucioneve në fjalë, respektivisht mes institucioneve të tjera publike apo private në R.e Shqipërisë që merren me shkencë dhe arsim në përgjithësi.
Pjesë e këtij takimi ishin Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë SH.T.Z. Fatos Reka, Eksperti për Çështjet e Sigurisë z. Ilir Kulla, si edhe personalitete të tjerë të rendësishëm, të cilët përcollën opinione të ndryshme kundrejt problematikave aktuale.
Vizita e Presidentit Meta është vizitë e tretë me radhë e një presidenti në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, pas dy vizitave të mëparshme të realizuara nga ana e Presidenti Rexhep Meidani dhe Presidenti Alfred Moisiu.