Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e 7 Marsit për të gjithë mësuesit dhe pedagogët shqiptarë.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se mësuesit përçuan dijen ndër breza duke konsoliduar vlerat qytetare dhe atdhetare.

"Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!"