Presidenti i Irakut Barham Salih emëroi sot kryeministrin e ri të vendit, duke i dhënë fund krizës politike, e cila zgjati për më shumë se dy muaj. Mohmmed Tawfiç Allawi do të udhëheqë qeverinë, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Ai ka afat një muaj që të formojë qeverinë.

Ky njoftim vjen teksa irakianët po vazhdojnë protestat anti-qeveritare, të cilat kanë hyrë në muajin e katërt. Në nëntorin e vitit të kaluar, ish-kryeministri Adel Abdul-Mhadi dha dorëheqjen pas protestave për korrupsion dhe standardeve të jetesës. Pothuajse 500 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë, që kur kanë nisur protestat.