Presidenti amerikan Joe Biden është takuar me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Lajmi është konfirmuar nga gazetari Steve Herman nëpërmjet një njoftimi në “Twitter”.

Ky takim vjen një javë pasi, Erdogan akuzoi SHBA-në për mbështetjen e “organizatave terroriste”, në vend që t’i luftonte ato.

Madje Erdogan u kishte thënë gazetarëve se kishte arritur të punonte mirë me ish-liderët amerikanë, por jo me Biden deri më tani.