Presidenti francez, Emmanuel Macron pas mbërritjes së tij në Bejrut, deklaroi se policia franceze dhe ekipet e mjekësisë ligjore do të shkonin në kryeqytetin libanez për të ndihmuar për hetimet për shpërthimet si edhe për mbështetje logjistike.

Macron theksoi se Franca do të ndërmerrte nisma të mëtejshme ndihme, në nivelin kombëtar dhe europian, pasi të zhvillojë diskutime me ekipet e shpëtimit në terren dhe me autoritetet libaneze.

Presidenti francez gjithashtu bën thirrje për reforma në Liban duke argumentuar se, përveç shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit, në Liban dihej se kriza ishte e rëndë.

“Është një krizë politike, morale, ekonomike dhe financiare, viktima e parë e së cilës është populli libanez. Udhëheqësit politikë të vendit kanë një përgjegjësi historike”, tha Macron.