1 dhjetor 2015 – Kishte ngelur pa u dëgjur edhe kjo në botën e futbolllit që në disa vende merr forma nga më të habitshmet. Në shtetin afrikan të Mauritanisë u luajt para pak ditësh Superkupa e vendit dhe me rezultatin e mbërthyer në 1-1, dy skuadrat po bënin një lojë të ngadaltë e disi të mërzitshme. Kur papritur gjyqtari i bie bilbilit dhe urdhëron për gjuajtjet e penalltive, por kronometri shënonte minutën e ’67 të takimit.
Menjëherë u mor vesh se vendimi ishte i urdhëruar nga tribuna VIP, nga vetë Presidenti i Republikës i cili kishte kërkuar shkurtimin e ndeshjes pasi e kishte kohën të kufizuar. Por Federata vendase e ka mohuar këtë duke thënë se ndeshja u shkurtua pasi kështu kërkuan të dy trajnerët e skuadrave dhe gjyqtari nuk ua prishi atyre.
/portali DurresLajm/