Gjatë vizitës në "Panairin e Produkteve Bio në Cërrik", Presidenti Ilir Meta bëri apel që të nxitet prodhimi vendas dhe eksporti me shënimin "Made in Albania".

Meta shkruan në Facebook se kjo nismë duhet të nisë së pari përmes një strategjie të zgjuar marketingu, ndërsa shton se një strategji e tillë duhet pasur me mbështetje direkte me grante tek fermerët.

POSTIMI I PLOTË

Vizitë mbresëlënëse në Panairin e Produkteve Bio në Cërrik.Të nxisim prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”, përmes një marketingu të zgjuar e efikas. Grante e kredi të buta për fermerët e modernizimi i industrisë ushqimore, janë faktor nxitës për t’i ndërkombëtarizuar produktet tona si marka në tregun rajonal dhe botëror.

Promovimi i këtyre sukseseve do e lulëzojë, jo vetëm Cërrikun e Elbasanin, por edhe Shqipërinë në të ardhmen e afërt, duke sjellë standardet europiane të zhvillimit. Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!