Presidenti Ilir Meta shkruan në një postim në rrjete sociale se qyteti i Durrësit “është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake”.

Kreu i shtetit thekson se eshte koha per drejtesi, ndersa nenvizon se “transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme”.

Presidenti ka postuar edhe një investigim të BIRN për koston e lartë që mund të paguajë Durrësi nëse plehrat e qytetit bregdetar depozitohen në inceneratorin e Sharrës.

POSTIMI I PLOTE;

Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.

Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme.

KOHA PËR DREJTËSI!

Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake. Transparenca,…

Posted by Ilir Meta on Monday, September 28, 2020