Presidenti i vendit, Ilir Meta ka firmosur sot dekretin që emëron Gazmend Barbullushin ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jorezident.

Emri i Gazmend Barbullushit si ambassador në Spanjë, i cili ka një karrierë të gjatë në diplomaci, është propozim i kryeministrit Edi Rama.

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Gazmend Barbullushi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.