Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Prof. Dr. Luan Përzhita si Rektor të Studimeve Albanologjike.
Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Prof. Dr. Luan Përzhitës, duke i uruar suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.
Presidenti Meta thekson rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të shkencës të Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.
Për Kreun e Shtetit, mbështetja më thelbësore dhe me vizion e shkencave albanologjike është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Presidences, ku të pranishëm ishin ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, akademike dhe personalitete të shkencave albanologjike.





