Presidenti Ilir Meta ka dënuar rëndë sulmin në Las Vegas të SHBA-ve, ku u vranë në një sulm të armatosur të paktën 50 persona dhe u plagosën mbi 400 të tjerë.
“Sulmi barbar i sotëm në Las Vegas më tronditi thellësisht! Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë”, tha Meta në një mesazh.
“Dënoj me forcë ketë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikan në përballje me akte që synojnë të trembin dhe te mbjellin frike e terror ne mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike.”





