Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 police dhe u dënua me 25 vite burg si rezultat i gjykimit të shkurtuar.
Meta tha se mbështet thirrjen e ambasadorit të BE në Tiranë dhe se KLGJ dhe prokuroria duhet te vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen.
"Mbështes reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. KLGJ dhe prokuroria të vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë,"– tha Presidenti Meta.





