Presidenti Ilir Meta është ‘dorëzuar’. Mësohet se ai ka dekretuar emrin e Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm. Dekreti i tij pritet të zyrtarizohet në orët në vijim, teksa sonte në mesnatë skadon afati kushtetues.
Ilir Meta e refuzoi fillimisht emrin e Lleshajt si pasues të Fatmir Xhfës në Ministrinë e Brendshme. Por Rama e dërgoi sërish për dekretim.
Kundër Metës nuk ishte vetëm mazhoranca, por pati edhe një presion ndërkombëtar për dekretimin e Sandër Lleshajt. Presidenti do të jetë i ftuar sonte në ‘Zonë e Lirë’, ku do të japë më shumë detaje rreth kësaj çështje.





