Kreu i shtetit Ilir Meta, ka postuar foto nga ngjitja për në malin e Korabit, që është më i larti në vend dhe në Ballkan.
“Në majën më të lartë të maleve shqiptare, mbi Korab, aty ku duket sikur prek qiellin me dorë.
Ngjitja ishte sfidë jo e lehtë, por bukuritë dhe monumentet e rralla natyrore të këtij mali madhështor, të frymëzojnë dhe të japin energji të reja për të kaluar me sukses çdo pengesë!”, shkruan presidenti në “Facebook”.





