Presidenti i Republikës Ilir Meta bën thirrje për ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë.

Presidenti tha se shpopullimi mund të ndalet duke i garantuar të rinjve punë të mirëpaguar.

“77% e të rinjve duan të ikin për shkak të rrogave të ulta! Të ndalim shpopullimin e Shqipërisë duke ju garantuar të rinjve punë të mirëpaguar!”, shkruan Meta në Facebook.