Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta miratoi me 6 vota pro dhe asnjë kundër, raportin përfundimtar prej 48 faqesh që nuk e shkarkon kreun e shtetit.
“Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në kuadër të ushtrimit që kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet qeverisëse vendore si dhe për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurave të kryera nga Presidenti në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetuese”, tha Ulsi Manja.
Komisioni Hetimor, “çmon se shkeljet e kryera nga Presidenti në formën e verimeve apo mosveprimeve në tërësinë e tyre jo domosdoshmërisht justifikojnë shkarkimin e Presidentit”.
Me votimin e këtij raporti dhe votimin e raportit përfundimtar në Kuvend mbyllet veprimtaria e këtij komisioni hetimor.
Raporti final i Komisionit Hetimor që hetoi për 1 vit, pritet të votohet në seancën plenare të datës 23 korrik.





