Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.
Teksa e falënderoi për ndihmën kroate pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Meta shprehu mirënjohjen për Kroacinë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
POSTIMI I PLOTË
Kënaqësi të takohesha sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë mike, z.Gordan Grlić Radman.
E falenderova për ndihmën kroate pas tërmetit të 26 nëntorit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Duke uruar Kroacinë në kryesimin e Këshillit të BE-së, theksova se 9 kushtet e Bundestagut janë tregues i krizës ku ndodhet sot Shqipëria, dhe udhërrëfyes për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Mesazhi i përforcuar i Bundestagut vetëm pak ditë më parë ishte: “Një vend kandidat duhet medoemos të ketë një sistem funksional të kontrollit dhe balancës dhe zbatimi i prioriteteve duhet të bëhet në përputhje të plotë me çdo parashikim kushtetues.”





