Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim bashkëthemeluesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Florian Hackaj dhe Bledar Maliqi.

Meta shkruan në Facebook se përfshirja e diasporës në proceset demokratizuese në vend do të ishte shumë e rëndësishme për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Kënaqësi të prisja sot bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar Maliqi. Përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme.”, shkruan Meta.