“Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemali, së bashku me mbështetësit e tyre, janë faktuesit më të rëndësishëm të unitetit politik mbarëshqiptar. Fitoret e arritura nën udhëheqjen e këtyre prijësve të ndritur shqiptarë, kanë lënë pas mësimin historik në kohët tona se pa unitet dhe gjithëpërfshierje mbarëshqiptare nuk mund të projektohen qëllime madhore detare dhe nuk mund të përballen sfida në çdo kohë dhe të çdo natyre”.

Ky ishte mesazhi që u dha nga kreu i shtetit Ilir Meta në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë

Për Presidentin e Republikës kjo është një ditë për të përkujtuar edhe çlirimin e vendit. Një arsye më shumë për të synuar që vitin e ardhshëm Shqipëria të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në Evropë, tha kreu i shtetit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, kryetari i Kuvendit dhe përfaqësues të institucione shtetërore dhe të trupit diplomatik.