Presidenti Ilir Meta përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar ndryshimet Kushtetuese të bëra në vitin 2008.

Meta thotë se Kushtetuta duhet të shenjtërohet dhe nuk duhet të ndryshojë pa referendum nga populli.

“Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli. Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë”, thuhet në videon e shpërndarë nga Meta.