Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta ka dalë këtë të enjte në një konferencë për mediat teksa na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Meta ka publikuar një video ku shfaqen pamje të cilat tregojnë se si blihen vota në Shqipëri. Në videon e publikuar nga Kreu i Shtetit disa persona orientohen si duhet te votojnë në 25 prill.
“Shikoni si blihen votat në Shkodër, ja dhe policët me kamera. Ja si blihen votat në Shqipëri. I kapin policët e ndershëm. Ja edhe fleta e votimit ku mësohen si të votojnë. I vjetër për të blerë votat i thotë polici“, thotë Meta.
Teksa foli për blerjen e votave në Durrës, Presidenti u shpreh: “Këto lekë i duhen bandës për të blerë votat e LSI, sepse LSI është problemi, sepse LSI rritet sepse sa më shumë gjethe të kalbura i bien aq më lart shkon. Ky është shqetësimi i Ramës, që në vend t’i thotë drejtësisë vepro, i merr në mbrojtje.”





