Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me dëshminë e Manjola Cakonit, të publikuar sot nga Partia Demokratike, ku ajo shprehej se pas intervistës së dhënë në televizion dikush e kishte marrë nga kryeministria, telefonatës i ishte përgjigjur nëna e saj, ndërsa i ishte thënë”: Turp të ketë Manjola!” 

Kreu i Shtetit bën thirrje që të ndalet bulizmi qeveritar, duke u shprehur se shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!

Postimi i plotë:

MJAFT me bulizëm qeveritar!

Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme!

Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!

Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!