Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto nga plazhi i Gjirit të Lalzit, ku gjatë shëtitjes përgjatë bregut të detit ka shijuar edhe disa petulla.

Mes humorit, kreu i shtetit i ka bërë edhe reklamë këtij biznesi të vogël që shet petulla dhe si reklamë ka zgjedhur të përdorë shprehjen; “Petulla katuni me të ik truni”.

MESAZHI I METËS:

“Petulla katuni me të ik truni”.
Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri.