Presidenti Ilir Meta ka takuar sot një prej aktorëve më të famshëm në botë, legjendën Arnold Schwarzenegger.
Sigurisht që ky është një nga ato takime të veçanta dhe që lë mbresa, e kënaqësinë që mori nga aktori i madh, Presidenti i vendit tonë e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale.
Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se aktori është mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale, teksa jep edhe lajmin e gëzueshëm se së shpejti mund ta kemi në Shqipëri Schwarzenegger-in.
“Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri”, shkruan Meta.





