Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot në një takim kryedemokratin Lulzim Basha.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi i cili në një postim në Facebook zbardh edhe diskutimin mes Kreut të Shtetit dhe kreut të PD.
POSTIMI I PLOTË
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.
Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.





