Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari ku ka takuar edhe homologun e tij, Rumen Radev.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka publikuar disa foto nga pritja që i është bërë nga Presidenti bullgar.
“I nderuar nga ceremonia shtetërore e pritjes së Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev! Faleminderit! Благодаря!”, shkruan kreu i shtetit.





