Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në Egjip për një vizitë zyrtare. Mëngjesin e sotëm, Meta ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale emocionet që i ka lënë vizita në Piramidat e Gizës.
"Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit"-, shkruan Meta, teksa publikon edge disa foto të shkrepura gjatë vizitës.
POSTIMI I METËS
Mbresëlënëse vizita në Piramidat e Gizës, ku pata mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga Shtatë mrekullitë e botës, Piramidën e Keopsit.
Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar.





