Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” dy çiklistë të shquar shqiptarë Burhan Berisha dhe Agron Huqi.

çiklistin Burhan Berisha: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar dhe rezultatet e larta të arritura si çiklist kampion i KS ‘Dinamo’ dhe fitues i shumë garave të çiklizmit në Shqipëri. Me mirënjohje ndaj gjyqtarit profesionist të dalluar në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.”;

si dhe Agron Huqin: “Me mirënjohje për rezultatet e suksesshme në sportin e çiklizmit, të arritura në aktivitetet kombëtare, ku është dalluar si çiklist i nivelit të lartë me ekipin e KS ‘Partizani’, e më pas, duke spikatur edhe si gjyqtar në garat e çiklizmit për përkushtimin dhe korrektësinë e tij.”

Në fjalën e tij përshëndetëse, në ceremoninë e veçantë të dekorimit, ku merrnin edhe pjesë personalitete të shumta të sportit, Presidenti Meta u shpreh se mjeshtrit që vlerësojmë janë të njohur nga i gjithë opinioni sportiv, pasi me aktivitetin dhe sukseset e tyre, kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe na kanë bërë të ndjehemi krenarë.