Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Presidenti Ilir Meta thotë se vëmendja maksimale në arsim, është mënyra më e mirë për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.
Teksa risjell porosinë e veçantë të Papa Franceskut, Meta shkruan në Facebook se të gjithë së bashku duhet të bëjnë ç’mos që Shqipëria të mos pësojë "dimrin demografik".
"Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, dua të risjell edhe njëherë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Franceskut, që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës. Me përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje maksimale në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, të frenojmë largimin e tyre dhe t’ju mundësojmë ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë e të qëndrueshme në Shqipëri."





