25 prill 2015 –Presidenti Nishani ka shkuar në Stamboll për të marrë pjesë në aktivitetet në përkutjtim të 100-vjetorit të Betejës së Galipolit (Lufta e Parë Botërore). Gjatë qëndrimit në Stamboll, Presidenti Nishani dhe stafi i tij patën një takim me Presidentin e Pakistanit Mamoon Hussain.

Të dy presidentët u shprehën për vazhdimin dhe thellimin e kontakteve dy palëshe të nivelit të lartë, sepse të tilla kontakte i shërbejnë forcimit të marëdhënieve midis dy vendeve. Presidenti pakistanez theksoi se ekziston një grup i miqësisë shqiptaro-pakistaneze në Parlamentin e Pakistanit dhe ne shpresojmë që një grup i tillë të ngrihet edhe në Parlamentin e Shqipërisë. Presidenti i Pakistanit gjithashtu shprehu keqardhjen e tij, që vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve është më i ulët se potencialet reale.

Presidenti Nishani theksoi se populli shqiptar e konsideron popullin pakistanez popull mik dhe realisht duhet të punojmë së bashku për forcimin e marëdhënieve bilaterale. Të dy presidentët ftuan njëri-tjetrin për të vizituar vendet respektive në një kohë të përshtatshme.

/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/