Presidenti i Republikës ka organizuar një mbrëmje të veçantë për artistët shqiptarë, teksa ka vlerësuar disa prej tyre me tituj nderi për punën ndër vite. Ndër të tjera Nishani ka vlerësuar me titullin "Mjeshtër i madh" artisten Rozana Radi për kontributin e dhënë në skenë gjatë viteve të fundit.
"I nderuar zoti President, e nderuar zonja Odeta, të nderuar zonja dhe zotërinj, jam shumë e nderuar me vlerësimin që më bëtë. Mua më kanë mësuar në familje qe duhet të besoj në artin që bëj.
Fatmirësisht këtu shoh shumë miq të babit dhe xhaxhai tim, Ferdinandi dhe Françesku, dhe jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e asaj familjeje. Ky çmim i shkon atyre të dyve që sot më tepër se kurrë janë të lumtur për mua", u shpreh Rozana.
Presidenti ka vlerësuar punën e artistëve në skenën dhe ekranin shqiptar duke dhënë një kontribut të çmuar për vendin.