Presidenti rus, Vladimir Putin shpjegoi pse nuk pranuar të vaksinohet para kamerave siç kanë bërë shumë liderë në botë ndërsa ka thënë se metodat e vaksinimit para kamerave nuk janë shumë bindëse.

Duke folur me një gazetar nga televizioni Rusi-1, ai tha se s’mund të jenë “majmunë”, duke shtuar se këto opsione fotografike nuk janë bindëse për skeptikët.

“A duhet të jemi majmunë? A duhet të bëjmë atë që dikush tjetër po bën diku? Unë nuk do të thoja. Nëse dikush dëshiron të falsifikojë gjëra, në atë nivel nuk është e vështirë të bësh. Ju mund të tregoni një injeksion, por vaksina në të vërtetë mund të jetë me ujë të kripur ose ndonjë gjë tjetër ose lëng portokalli. Unë jam duke bërë shaka, natyrisht. Por ndoshta disa vitamina,” shtoi Putin ndërsa ka refuzuar përsëri të zbulojë se cilën vaksinë të Covid-19 ka marrë javën e kaluar.

“Ishte një nga tre vaksinat tona. Unë u kërkova kolegëve të mos e diskutonin atë dhe në fakt nuk e diskutova me ta. Vetëm mjeku që më dha dozën e di”, tha presidenti.

Ai tha se nuk përjetoi ndonjë efekt anësor të madh nga injeksioni, por mori masa paraprake të arsyeshme dhe abstenoi nga ushtrimet për tre ditë më pas.