Ai është bërë i njohur për deklaratat e tij të ashpra kundër trafikantëve të drogës, deri në kërcënim me ekzekutimin e tyre.

Por së fundmi, Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është vendosur sërish në qendër të vëmendjes me vendimin qe ka marrë. Ai ka urdhëruar të shkatërrohen me buldozer makinat super luksoze të sekuestruara të kriminelëve, siç duket edhe në videon e postuar nga “Washington Post”.

Mjetet e shkatërruara janë të markave më të shtrenjta si BMW, Mercedes-Benz, Audi, Jaguar dhe kane vlerën prej rreth 1.2 milion dollarësh. Duterte tha se hekuri i këtyre makinave do të përdoret për makina lodër.