Serbi, 29 qershor 2014 – Tomislav Nikoliç do ta mbajë mend gjatë Vidovdanin në Kosovë. Aty është përballur me fishkëllima të serbëve, të cilët e kanë akuzuar për tradhti ndaj Kosovës.
Dikush nga turma madje e ka gjuajtur me gur.
Në minutën 2:50 shihet kur një gur e qëllon Nikoliçin, por vetëm lehtë.
Pasi një grup të rinjsh filluan ta quanin “tradhtar, ti e ke shitur Kosovën”, presidenti serb dikur humbi durimin dhe u tha “budallenj” atyre që brohoritnin kështu.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





